Shala ka një lutje për Kurtin: Mos e dërgo vendin në zgjedhje, sepse mbesim pa opozitë

Aktuale

Shala ka një lutje për Kurtin: Mos e dërgo vendin në zgjedhje, sepse mbesim pa opozitë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 17:16
Analisti Krenar Shala

Analisti Krenar Shala, ka një lutje interesante për kryeministrin Albin Kurti.

Ai e ka lutur kryeministrin Kurti që të mos e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar duke thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje ka gjasa që Kosova të mbetet pa opozitë.

Sipas tij, populli e ka votuar këtë qeveria për të pasur një mandat të plotë.

“Kryeministër, t'lutna mos e dërgo venin në zgjedhje se ka gjasa që mesim pa Opozitë pas zgjedhjeve të ardhshme. Kjo nuk osht mirë as për ty, as për Kosovën. Populli e ka votu këtë qeveri për ni mandat të plotë. Përkthyesja qëllimisht apo gabimisht e ka përkthy dje fjalimin e ish presidentit Bill Clinton në Tiranë. Ai thotë: ‘Kosovarët i kanë krijuar ato katër qytete në të të mirë të serbëve për tu dhënë 4 kryetar më tepër. Kshtu që mendoj që ata kanë bërë gabim që nuk kanë votuar." E jo qysh po e përkthen përkthyesja qëllimisht apo gabimisht: ...kshtu që mendoj ata se tani kanë bërë një gabim të votojnë’”, ka shkruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat