Ironizon Abrashi i VV-së: Thanë se nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë

Aktuale

Ironizon Abrashi i VV-së: Thanë se nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 17:40
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka ironizuar pasi një prej masave që Bashkimi Evropian paralajmëroi se do të ketë anulim edhtë vizitave të nivelit të lartë në Kosovë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ai ka publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut, të cilët qëndruan sot për vizitë në Kosovë.

“Thanë se nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë në Kosovë. Ndërkohë sot Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut në një ditë të bukur me diell...” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se të gjitha palët duhet t’i përmbahen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“E kam parë në Beograd dhe këtu që të gjithë duan deeskalim, dhe është interes i të gjithëve për ta bërë atë, nëse mund të ndihmojmë ne jemi këtu. Por të gjithë duhet t’i përmbaheni procesit të udhëhequr nga BE, duke u ndihmuar edhe nga ShBA-të. Nuk e di nëse duhet të drejtojmë gishtin te Kosova ose Serbia, sepse kjo nuk ndihmon, ne duam të ndihmojmë.” - deklaroi kryeministri Rutte.

Ndërkaq, kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka thënë se marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen për të evituar përshkallëzimin e situatës.

“Ne dje ishim në Beograd dhe sot jemi në Prishtinë. Është e rëndësishme për ne që e dimë që ka udhërrëfyes për dialog e ai është Lajçak. Ne duhet të largojmë çdo mundësi për kriza të mundshme të cilat më së shumti i vuan populli. Ju mund të llogarisni në ne. Për ne është e rëndësishme të besojmë në punën e lehtësuesve të BE-së. Është mirë të ketë dialog të hapur.” – u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat