Rexhepi: Raportet SHBA – Kosovë janë të palëkundura, kanë lëvizur raportet mes individëve

Aktuale

Rexhepi: Raportet SHBA – Kosovë janë të palëkundura, kanë lëvizur raportet mes individëve

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 18:46
Agim Rexhepi

Agim Rexhepi, kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka thënë se raportet ShBA-Kosovë janë të palëkundura por sipas tij, kanë lëvizur raportet mes individëve.

Agim Rexhepi, kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, në RTV Dukagjini, ka thënë se raportet SHBA-Kosovë janë të palëkundura por sipas tij, kanë lëvizur raportet mes individëve.

Rexhepi ka thënë se kjo është çështje politike dhe nuk ndikon tek popujt.

Kryetari i kësaj shoqate ka thënë se për atë që ka bërë SHBA vetëm gjatë luftës por dhe gjatë historisë, Dita e Pavarësisë së SHBA-së është datë sublime dhe se është datë e jashtëzakonshme.

“Për mua do të përkrahja idenë e zyrtarëve të disa partive që të futet edhe si festë shtetërore e Kosovës (Dita e Pavarësisë së SHBA) …Falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ndal gjakderdhja në Kosovë, kemi të vdekur, kemi heronj, kemi dëshmor, përulem para tyre. Por të gjithë ata që janë të moshës më të madhe e dinë se brenda një dite në Srebenicë janë vrarë 8372 shtetas boshnjak nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara. Edhe ne kemi viktima por me keqardhje po e them se mos të ishin ShBA-të për ata që kanë jetuar në kohë lufte në Kosovë, e dinë se këtu (në Kosovë) ka qenë e mundur të bëhen disa ‘Srebrenica’”, ka shtuar Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat