Lajçak: Kurti paraqiti pikëpamjet e tij për shtensionim, unë dhashë idetë e mija

Aktuale

Lajçak: Kurti paraqiti pikëpamjet e tij për shtensionim, unë dhashë idetë e mija

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 18:59
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak

Rreth tri orë ka zgjatur takimi i emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, tha se ky takim ishte i gjatë, i hapur dhe shumë i rëndësishëm. Ai shtoi se ka një mirëkuptim për nevojën për të ecur përpara në tre pikat që janë paraqitur, për depërshkallëzimin e situatës, zgjedhjet e parakohshme dhe kthimin në normalizimin. Po ashtu, shtoi se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë, por që të njëjtat implementohen nëse vendet anëtarë vendosin.

Pas takimit, Lajçak deklaroi se do të vazhdojnë me diskutimin, me qëllim të deeskalimit të situatës.

Lajçak: Ka mirëkuptim për de-përshkallëzimin, zgjedhjet e parakohshme dhe kthimin në normalizim

 

"Sot pata takime të rëndësishme me presidenten Osmani dhe zotin Kurti. Një takim i gjatë, i sinqertë, i hapur do të thosha shumë i rëndësishëm dhe tani më duhet të zgjedh fjalët e mia, por ajo që dua të them është se ka një mirëkuptim për nevojën për të ecur përpara në tre pikat që janë paraqitur, të cilat janë de-përshkallëzimi, zgjedhjet e parakohshme dhe kthimi në normalizim. Ne do të duhet të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje", deklaroi ai.

Lajçak shtoi se edhe kryeministri Albin Kurti ka prezantuar propozimet e tij.

Lajçak: Takimi ndihmon për të kuptuar më mirë pozicionet e njëri-tjetrit

"Ai paraqiti pikëpamjet e tij, unë i paraqita idetë e mia, propozimin tim, prandaj takimi ishte i gjatë, por ishte shumë i rëndësishëm. Do të ndihmojë për të kuptuar më mirë pozicionet e njëri-tjetrit dhe ne jemi dakord që procesi të vazhdojë", shtoi ai.

Bashkimi Evropian nuk është i lumtur, siç tha Lajçak, për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

Lajçak: Qëllimi i diskutimeve është që të arrijmë në një fazë që masat të ndalen

"Kjo nuk është për mua që të komentoj, nuk është pjesë e përgjegjësisë time. Qartazi BE-ja nuk është e lumtur që është në pozitë të prezantoj masa të caktuara dhe qëllimi i këtij misioni dhe këtyre diskutimeve është që të arrijmë në një fazë që masat do të ndalen dhe ne do të kthehemi në marrëdhënien e mëparshme", deklaroi Lajçak.

Pas takimit me Kurtin, emisari i BE-së për dialogun u shpreh se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë.

Lajçak: Sanksionet për Serbinë do të zbatohen nëse vendosin vendet anëtare

"BE e ka bërë të qartë se ka sanksione të gatshme. Po ashtu për Serbinë dhe do të zbatohen nëse vendet anëtare vendosin se ajo nuk po vepron në përputhje me kërkesat e BE-së. Ky është vendim i shteteve anëtare. Do të jem nesër në Beograd. Dëshira ime nuk është që të ketë masa për Kosovën dhe Serbia. Dëshira ime është që të mos ketë masa por që t'i kemi të dyja palët në takim në Bruksel se si do ti zbatojnë marrëveshjet e shkurtit", ka përfunduar Lajçak.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat