Kurti, Lajçakut: Zgjedhjet në veri veç sipas ligjit, masat ndaj Kosovës janë të padrejta

Aktuale

Kurti, Lajçakut: Zgjedhjet në veri veç sipas ligjit, masat ndaj Kosovës janë të padrejta

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:17
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë takimit me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta.

Sipas Kurtit, masat e vendosura ndaj Kosovës e bëjnë dialogun asimetrik, teksa shtoi se Kosova nuk kontribuon në eskalim dhe se sipas tij, policia veç e zbaton ligjin.

“Po ashtu, Kryeministri Kurti konfirmoi që Policia e Kosovës e vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk ka ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre objekteve”.

“Në lidhje me rrugën përpara, Kryeministri Kurti tha që neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e tregon qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria në përpikmëri mbështetë procedurat ligjore”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndërsa, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kurti tha se garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i marrëveshjes bazike që është arritur në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat