Hovenier falënderon Ramën për organizimin e festës për Pavarësinë e SHBA-së në Prishtinë

Aktuale

Hovenier falënderon Ramën për organizimin e festës për Pavarësinë e SHBA-së në Prishtinë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 22:31
Foto nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përpatim Rama ka organizuar një festë në kryeqytet për nder të 4 korrikut, ditën e Pavarësisë së  SHBA-së.

Këtë të martë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për organizimin e festës në nder të Pavarësisë së SHBA-së.

“I nderuar të marr pjesë në festën e 4 Korrikut të Komunës së Prishtinës për ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Faleminderit Perparim Rama që ftove ekipin tim dhe mua – është domethënëse për ne që të jemi në gjendje të festojmë për pavarësinë e vendit tonë me kolegët dhe miqtë ndërsa jemi jashtë vendit”, ka shkruar Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat