Krasniqi: Në VV ekzistonte një dhomë me 20 veta brenda, ata merreshin me linçime publike

Aktuale

Krasniqi: Në VV ekzistonte një dhomë me 20 veta brenda, ata merreshin me linçime publike

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 12:19
Florin Krasniqi

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka folur për kohën sa ka qenë pjesë e VV-së.

Ai ka thënë se në Vetëvendosje ka ekzistuar një dhomë ku kanë qëndruar 20 persona të cilët janë marrë me linçime publike ndaj atyre që kanë kundërshtuar VV-në.

‘’Në Vetëvendosje ka ekzistuar një dhomë me 20 persona që janë marrë me linçime publike.Kush është larguar nga VV-ja është linçuar nga ata persona’’, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ishte deputetë në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve 2010-14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat