“Rama kontribut të çmuar për Kosovën”, Sheholli: Në Prishtinë do ta presim në mënyrë madhështore

Aktuale

“Rama kontribut të çmuar për Kosovën”, Sheholli: Në Prishtinë do ta presim në mënyrë madhështore

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 17:33
Fatmir Sheholli

Analisti Fatmir Sheholli ka qenë e ftuar në një lidhje skype me edicionin “Newsline” në ABC News, ku fillimisht ka folur në lidhje me vizitën që kryeministri Rama pritet të zhvillojë ditën e nesërme në Prishtinë.

Sheholli tha se vendosja e kushteve nga Kurti është një gabim trashanik i një demoni të demokracisë që po lind Kosova.

Ai shtoi se Rama nesër do të pritet në mënyrë madhështore nga populli i Kosovës.

“Eshtë një gabim trashanik i një dënomi të demokraci që po lind Kosova, që është Albin Kurti. Që prej kur Kosova ekziston është hera e parë që një kryeministër të sillet në këtë formë me kryeministrin shqiptar.

Ne kemi një mesazh të jashtëzakonshëm për kryeministrin Rama, ai nesër do të pritet 1,700,000 kryeministra të Kosovës. Ne nuk të lejojmë që Kurti të demonizojë demokracinë.

Nuk do ta lejojmë që Kurti të sillet në këtë formë ndaj kryeministrit shqiptar. Rama po jep një kontribut të jashtëzakonshme për daljen nga kjo kthetër që kemi hyrë.

Rama vjen për një mision të jashtëzakonshëm, që ka të bëjë me Procesin e Berlinit.

Në nuk do ta lejojmë Kurtin jo vetëm për këtë vizitë nesër, por nuk do ta lejojmë që ai të na fusë me SHBA në lajthitje.

Ne si shoqëri civile nuk do ta lejojmë dhe as populli i Kosovës nuk do ta lejojë.

Marrëdhënia me zotin Rama është kulmi. Ne nesër do ta presim Ramën në mënyrë madhështore,” tha Sheholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat