Spahiu: Nga qeveritë e mëparshme 20 raste nuk janë përputhur me kërkesat e Amerikës

Aktuale

Spahiu: Nga qeveritë e mëparshme 20 raste nuk janë përputhur me kërkesat e Amerikës

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 18:30
Avni Spahiu, ish-ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, teksa ka diskutuar për marrëdhëniet Kosovë – SHBA, ka përmendur rëndësinë e mbështetjes së Amerikës në krijimin dhe lirinë e Kosovës, duke theksuar se ka pasur divergjenca edhe gjatë qeverisjeve të mëparshme që sipas tij, janë tejkaluar.

Spahiu ka thënë se ka pasur divergjenca të mëparshme midis dy vendeve, duke i numëruar mbi 20 raste ku veprimet e Kosovës nuk janë përputhur me kërkesat e partnerit kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, ai ka shtuar se shqetësimet e tilla janë tejkaluar në të kaluarën.

Ai ka theksuar se është e rëndësishme që Kosova të ketë marrëdhënie të mira me Amerikën dhe të punojë në drejtim të kësaj. Pasi siç ka thënë ai Amerika ka pasur një rol të rëndësishëm në krijimin dhe lirinë e Kosovës, duke ndihmuar në shtetformimin e saj.

Spahiu ka shtuar se është e rëndësishme që të bëhet diçka për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të rikthyer ato në normalitet.

Ai ka theksuar se situata aktuale në veri, ku SHBA dhe BE janë të angazhuara në dialogun me Serbinë për të ruajtur sovranitetin e Kosovës, është shumë e rëndësishme.

Ambasadori ka theksuar se SHBA ka qenë e qartë se nuk do të pranonte ndonjë organizim që do të cenojë sovranitetin e Kosovës

Mendoj që nuk kemi qenë shumë të kujdesshëm në raport me marrëdhëniet tona me Amerikën. Motoja jonë vazhdimisht ka qenë për miqësi të përhershme me Amerikën, dhe kjo ka pasur një arsye. Amerika krijoi këtë shtet, ndihmoi për lirin e Kosovës, ndihmoi për shtetformimin e Kosovës. Tani shihen disa qarje, disa gjëra të pakëndshme në këto raporte”, ka deklaruar Spahiu.

“Ne kemi pasur divergjenca edhe gjatë qeverive të mëparshme, i kam numëruar se janë diku mbi 20 raste ku kemi vepruar jo ashtu siç është kërkuar nga partneri ynë kryesor, dhe këto janë tejkaluar. Por tani siç po shihet kemi ardhur në një situatë që ose duhet bëjmë diçka për të përmirësuar dhe për te kthyer këto marrëdhënie në binare normal ose do të jemi në një pozitë që do të humbasim”, është shprehur tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat