Deputetja britanike: Burimet e mia ishin të qarta se armët hyjnë nga Serbia, KFOR’i e di

Aktuale

Deputetja britanike: Burimet e mia ishin të qarta se armët hyjnë nga Serbia, KFOR’i e di

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 20:52
Alicia Kearns

Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka deklaruar se në Veri të Kosovës po hyjnë armë nga Serbia në forma të ndryshme.

E pyetur nga RTV 21 se nga i ka këto informacione, ajo ka thënë se burimet ushtarake kanë qenë shumë të qarta.

”Po, burimet ushtarake kanë qenë shumë të qartë me mua se ka armë që po vijnë përtej kufirit , deklarata e KFOR nuk thotë që nuk ka armë matanë kufirit duke kaluar nga kufiri, nga Serbia dhe Kosova Veriore, sepse ata e dijnë që ka. Ata kanë biseduar specifikisht për incidentin e vitit 2022 kur KFOR-it ju kishte thënë se armët që kishin ardhur në ambulanca dhe ishin vendosur në kisha. Tash, unë ju besoj shumë se njerëzve që kam folur me ta që kanë qenë në vend të ngjarjes dhe i kanë parë ata vet dhe ne të gjithë e dijmë, siç e kemi parë dhunën e tmerrshme ndaj ushtarëve të KFOR-it së fundmi dhe se ka municione duke u sjell në veri të Kosovës“, ka thënë ajo.

Ajo ka komentuar edhe deklaratën e Qeverisë së Kosovës që pas deklaratës së saj ka nisur hetimi.

”Unë mendoj që është shumë pozitive që kanë filluar hetimet sepse mendoj që këtë gjë duhet ta shohim nga afër se kush janë këto grupe të armatosura që po operojnë në veriun e Kosovës kush po i armatos ata, kush po i financon ata dhe kush po i organizon dhe mobilizon ata dhe ky është thelbi kërkesa kryesore për BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu edhe qeverinë e Britanisë së Madhe që e dijnë se këto grupe të armatosura ekzistojnë. Tani është koha për t’i hetuar ata dhe të sigurohemi që ata nuk po i bëjnë, Serbët nga Kosova dhe Shqiptarët nga Kosova të ndjehen më pak të sigurt“.

Tutje, ajo ka folur edhe për situatën në Veriun e Kosovës që është e tensionuar tash e një muaj.

”Kosova është e rëndësishme mbrojtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë është e rëndësishme. Unë jam shumë e shqetësuar kur i shoh njerëzit që nuk po angazhohen me gjithë zemër ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për të de-përshkallëzuar situatën gjatë muajve të fundit, ka pasur shumë ndërhyrje të jashtmej në veri të Kosovës që vijnë nga Beogradi. Dhe patjetër çka duhet të bëjmë është të de-përshkallzojmë situatën. Ajo çka dua të shoh nga qeveria e Kosovës është përkushtimi për të përkrahur serbët e Kosovës. Dhe siç e dijmë, për shembull, ata kanë ndihmuar në rindërtimin e kishave të serbëve të Kosovës. Por, dua të shoh më shumë përpjekje duke parë se çka mund të bëhet për të përkrahur këtë komunitet. Dhe dua që Beogradi të ndalojë antagonizmin në raport me veriun e Kosovës dhe të fokusohen në kufijtë e tyre në vend që të mos shkaktojnë probleme brenda Kosovës“, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat