Konfirmohet, presidentja Osmani të enjten takon Edi Ramën

Aktuale

Konfirmohet, presidentja Osmani të enjten takon Edi Ramën

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 21:32
Vjosa Osmani

Zyra e Presidentes në Kosovë kanë konfirmuar takimin e nesërm (e enjte) në Prishtinë mes presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit të Presidencës, bëhet e ditur se takimi është paraparë të nis në orën 16:00 në Prishtinë.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në njoftim e Presidencës.

Kryeministri Rama, do të nisë zyrtarisht nesër (e enjte) turin e tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit.

Pas kushtëzimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që takimi mes tyre të ndodhë vetëm në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, duket se Rama nuk ka ndryshuar pozicion dhe se takimi nuk do të mbahet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat