Berisha përkrah qeverinë për veriun, Matoshi me kritika të ashpra: Unë kam qenë rob lufte

Aktuale

Berisha përkrah qeverinë për veriun, Matoshi me kritika të ashpra: Unë kam qenë rob lufte

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 23:02
Halil Matoshi dhe Ridvan Berisha

Polemika, kritika e akuza ndaj veprimeve të fundit të qeverisë për situatën në veri, kanë ballafaqur publicistin Halil Matoshin me gazetarin Ridvan Berisha.

Berisha teksa deklaroi se pa zbatim të rendit e ligjit në veri, Kosova s’ka asgjë u kundërshtua nga Matoshi i cili e pyeti atë se a e “mbështet shtetin e sanksioneve?”

“E përshëndes vendimin e Kosovës për shpalljen e dy organizatave terroriste. Pa zbatim të ligjit s’ki kurgjo. A mundesh me jetu pa zbatim të ligjit? Je konë ti, unë s’kam qenë rob. Më fal, mos përdorë fjalë të panevojshme, dhe mos më ofendo. Mo su mundo me i etiketu njerëzit. Unë jam këtu me mbështet shtetin tim për ligj e rend. Mos më kallxo ti mu çka di, çka s’di, këqyri punët e tua. Për shkak të këtij rendi politik, kryeministri i Kosovës e ka lexuar drejt situatën.”, tha Berisha.

Përplasja u tensionua më shumë teksa të dy panelistët nuk u përmbajten me deklarata të ashpra ndaj njëri tjetrit.  

“Ti se ke përjetu asnjë ditë, lirinë në këtë vend. Hiç, se ke qënë rob. Unë kam qenë rob lufte. Po, a kam luftu unë në anën e Kosovës a Serbisë? Çfarë është etike për ty? Cilin shtet, shtetin e sanksioneve e mbështet ti? Ku e dinë ti çka është rendi global. S’je personi i duhur që mua më flet për tut.”, iu drejtua Berisha – Matoshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat