“Projekti i ndarjes së Kosovës” – Lubonja me mesazh për liderët shqiptarë

Aktuale

“Projekti i ndarjes së Kosovës” – Lubonja me mesazh për liderët shqiptarë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 00:21
Fatos Lubonja dhe liderët politikë shqiptarë

“Shqiptarët çdo herë për karrige të tyre kanë bërë veprime që nuk kanë qenë në interesin e të gjithëve”, kjo është mënyra se si analisti shqiptar, Fatos Lubonja komentoi qëndrimet e opozitës së Kosovës karshi veprimeve të kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Lubonja teksa foli për opozitën tha se këtë mbështetje që po ia japin kryeministri shqiptar, Edi Ramës, është për lojë të tyre politike.

Megjithatë, ai kishte dilema për lojën politike që po zhvillohet në botë, duke thënë se ende ekziston projekti i ndarjes së Kosovës.

“Për fat të keq shqiptarët për karrigen e tyre gjithmonë kanë bërë veprime që nuk kanë qenë në interesin e të gjithëve. Sepse askush nuk do donte një ndarje të Kosovës, por ja që disa që kishin planifikuar ndarjen e Kosovës që mendoj se ende ekziston si projekt me këtë lojë që po bëhet, u mbështetën dhe e rrëzuan Kuritn. Kështuqë kjo nuk përjashtohet.”, tha ai.

Këshilla e Lubonjës për liderët shqiptar mbetët ndryshimi i qasjes ndaj ndërkombëtarëve, duke thënë se nuk duhet ta bëjnë vasalin ndaj tyre.

“Unë mendoj se shqiptarët duhet të ndryshojnë qasjen ndaj ndërkombëtarëve, jo që s’i kemi partner, se I kemi, por nuk mund të jemi vasalë në çdo gjë. Në asnjë vend nuk ndodh kjo që ndodh tek ne. Që legjitimiteti të vjen më shumë nga ndërkombëtarët sesa nga populli. Këtu Kurti po bën një ndryshim, prit njëherë ta fitojmë legjitimitetin nga vendi nga tanët, jo nga të huajt siç ka qenë historikisht historia e Shqipërisë.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat