Mentor Nazarko: Marrëdhënia nuk është aq e keqe mes Kosovës e Shqipërisë

Aktuale

Mentor Nazarko: Marrëdhënia nuk është aq e keqe mes Kosovës e Shqipërisë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 00:58
Mentor Nazarko

Opinionisti nga Shqipëria, Mentor Nazarko, vlerësoi që marrëdhënia mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk është aq e keqe.

Megjithatë, Nazarko tha se nuk mund ta përkrahë kryeministrin, Albin Kurti, për aq kohë sa ka probleme edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan teve1.info.

“Për fat të mirë, marrëdhënia nuk është aq e keqe mes të dy vendeve. Duket qartë që Kosova në këtë moment të caktuar të historisë së saj, nuk është që ka probleme vetëm me kryeministrin Rama. Le të themi që në sy të Kurtit ka shumë probleme. Në qoftë se Kosova do të kishte probleme vetëm me Ramën, atëherë unë do të isha vetëm me Kurtin. Por, në qoftë se ka probleme edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë unë nuk mund të jem me Kurtin. Momentin që po e kalon Kosova nuk është një moment që duhet ta kalojë e vetme”, deklaroi Nazarko.

Ndërkaq, sa i përket vizitës së Kryeministrit, Edi Rama, të enjten në Prishtinë si pjesë e turit rajonal në prag të samitit të Procesit të Berlinit, Nazarko nuk e pa të arsyeshme që kryeministri Kurti, mos ta gjejë kohën ta presë Ramën në Kosovë.

“Vizita e Ramës në Prishtinë ka një qëllim ekskluziv që lidhet me organizimin nga ana e Shqipërisë. Ky aktivitet ka një përmasë të fuqishme ekonomike që nënkupton nevojën për koordinim. Unë nuk besoj që Kurti nuk do ta presë Ramën, besoj që do të gjendet hapësira për ta pritur. Mirëpo, e shoh të paarsyeshme që kryeministri i Kosovës të mos e gjej kohën, të gjejë pretekst për mos ta pritur Ramën në Kosovë”, shtoi tutje ai.

Gjatë ditës së sotme kryeministri, Albin Kurti deklaroi se do të takohej me homologun e tij vetëm për mbledhjen e qeverisë. “I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit.

I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti sot në një konferencë për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat