Berisha: Vuçiq është marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara për Serbinë në Hagë

Aktuale

Berisha: Vuçiq është marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara për Serbinë në Hagë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:10
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiq është marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara për Serbinë në Hagë në lidhje me krimet e luftës në Bosnjë dhe Kosovë.

Berisha gjatë një interviste për Euronews tha se së bashku me Vuçiç është marrë në pyetje dhe ministri i Jashtëm, i Serbisë, Ivica Daçiç.

Sipas tij, marrja e liderëve serb në pyetje për krimet e luftës ka ndodhur gjatë 26 dhe 28 qershorit të këtij viti.

“Vuçiçi mes datave 26 dhe 28 është marrë në pyetje nga dhomat e Specializuara për Serbinë për krimet e luftës në Bosnjë, në Kosovë dhe në ish-Jugosllavinë. Edhe Vuçiçi edhe Daçiçi janë marrë në pyetje atje. Presidenti serb e ka një situatë shumë destabile brenda vendit. Ai ka dhënë shumë deponime për kryerjen e krimeve në radhën e politikës serbe, për Sheshelin e të tjerë” tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat