Kurti promovon një çerdhe në Koretin: Qeveria për arsimin

Aktuale

Kurti promovon një çerdhe në Koretin: Qeveria për arsimin

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 14:35
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka promovuar një çerdhe në fshatin Koretin të Kamenicës, që sipas tij, përpos që është një projekt shumë i rëndësishëm që po realizohet, është edhe një kërkesë dhe nevojë qytetarëve.

Shefi i qeverisë bëri të ditur se një investim i tillë, pamjet e të cilit i ka publikuar në Facebook, kap vlerën e 741 mijë eurove.

“Si investim arrin vlerën 741 mijë euro. Palestra gjithashtu në Koretin e cila do t’i shërbejë shkollës “Avdulla Krashnica-Presheva”, me 257 nxënës, do të kushtojë 330 mijë euro”, ka shkruar Kurti.

Qeveria për Arsimin”. Paraprakisht, Kurti ka njoftuar se në Komunën e Graçanicës janë asfaltuar katër rrugë e është riasfaltuar një tjetër.

“Rruga ‘Bajrush Kelmendi’ është e gjatë 1 km. Pas 50 viteve pa rrugë, familjet që jetojnë aty mund ta gëzojnë tash këtë nevojë bazike. Kurse rruga kryesore ‘Hasan Prishtina’ çon deri te Kisha Ortodokse. Në Kishnicë e kemi riasfaltuar rrugën kryesore ‘’Ibrahim Rugova’’, ku kemi rregulluar edhe trotuarin si dhe kemi krijuar parkingje të reja. Gjithashtu kemi bërë asfaltimin e rrugës kryesore edhe në Lagjen e Romëve”, ka shkruar Kurti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat