Nurellari: Kurtit nuk i pengon takimi me Vuçiqin, i turpshëm refuzimi ndaj Ramës

Aktuale

Nurellari: Kurtit nuk i pengon takimi me Vuçiqin, i turpshëm refuzimi ndaj Ramës

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 17:59
Adri Nurellari

Politologu nga Shqipëria, Adri Nurellari, e ka kritikuar rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka refuzuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Nurellar në “Five”, tha se Kurtit nuk i pengon të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sa herë që e organizojnë ndërkombëtarët, derisa e cilësoi të turpshëm vendimin e tij për t’u mos u takuar me Ramën.

Arsyetimet e Kurtit, i cili tha se së pari duhet të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e pastaj të ndodh takimi dypalësh, Nurellari i cilësoi si fëmijërore dhe të papërgjegjshme.

“Është ngjarje dramatike, pikëlluese, përderisa kryeministri Kurtit nuk i pengon nëse organizojnë ndërkombëtarët ta takojë Vuçiqin, është e turpshme mos ta takoj kryeministrin  e Shqipërisë. Argumentet që po përdoren janë po ashtu qesharake, fëmijërore, të thuhet që nuk po e takoj, se anulove mbledhjen, dy nipat e mi kur ishin të vegjël, kështu ziheshin me njëri-tjetrin, çfarë argumenti është ky kur bëhet fjalë për çështje shtetërore dhe kombëtare. Është sjellje e papërgjegjshme, me këtë logjikë nuk udhëhiqet vendi”, tha ai.

Nurellari, tha se Tirana dhe Prishtina, asnjëherë më parë nuk kanë pasur më pak bashkëpunim se sa tash.

“Qasje arrogante e Kurtit, që konfliktohet me këdo që nuk i përmbush tekat e tij dhe që nuk mendon njësoj si ai. Qesharake situata ku Kurti, e con vendin nga një ithtar që i quajte tradhtar atyre që nuk punonin për bashkim kombëtar, në një situatë ku Tirana dhe Prishtina kanë minimum bashkëpunimi”, tha ai.

Ai u shpreh se Kurti, duhet t’i lërë hatërmbetjet anash për “hir të diçkaje më të madhe”, derisa e akuzoi se ai po “e trajton politikën si çështje të egos së tij personale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat