Bill Klinton për Financial Times: Radikalët serbë po paralizojnë përparimin e rajonit

Aktuale

Bill Klinton për Financial Times: Radikalët serbë po paralizojnë përparimin e rajonit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 18:21
Bill Clinton

Gazeta prestigjoze “Financial Times” i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në Veri të Kosovës dhe konstaton se “serbët e linjës radikale janë rikthyer”.

FT ka intervistuar edhe ish-presidentin Klinton, i cili ishte më 4 korrik në Tiranë dhe ka marrë prej tij një mesazh të shkurtër për situatën në Kosovë.

Klinton i ka thënë “Financial Times” se “serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparimin në rajon”.

“Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve të vërtetë atje”, ka thënë Klinton.

“Dhe po i mban vendet jo vetëm në një ngërç, por i fton të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat