FAZ sërish del me analizë: Kurti duhet të mësojë atë që Trispras mësoi në Greqi, po i sjell pasoja të dëmshme Kosovës

Aktuale

FAZ sërish del me analizë: Kurti duhet të mësojë atë që Trispras mësoi në Greqi, po i sjell pasoja të dëmshme Kosovës

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 21:02
Albin Kurti

Serbia synon veçse projektin e “Botës Serbe” ndërsa qeveria kosovare “pa dashje” po e ndihmon Serbinë në këtë qëllim. Kështu shkruan gazeta më e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ndërsa për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, shkruan se “nuk po di të lexojë shenjat e kohës”.

FAZ shkruan se, tash për tash, Serbia është bërë “veçanërisht e rëndësishme” për Perëndimin, dhe atë në prodhim të municionit për Ukrainën në luftën e saj ndaj pushtuesit rus. Këtë gazeta gjermane e bazon nga të thënat e burimeve amerikane.

“Nga pala amerikane është mësuar se furnizimi me municion serb të kalibrit sovetik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ushtrin ukrainase. Nuk ka shumë vendnodhje ku ky municion ende prodhohet jashtë Rusisë”, shkruan gazetari gjerman, Michael Martens.

Duke qenë se mbrojtja ukrainase është “më e rëndësishme se çdo gjë tjetër” në kontekstin aktual evropian, vlerëson FAZ-i gjerman, “nuk ka gjasa të shohim ndonjë prirje të Uashingtonit ose vendeve tjera të perëndimit për t’i bërë presion Beogradit”.

Këtu gazeta i drejtohet Albin Kurtit, për të cilin shkruan se “po qe se ai nuk e llogaritë këtë konstelacion” atëherë do të mund të ketë “pasoja të dëmshme” për Kosovën.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së, mbrojtësit më të madh të saj në projektin e shtetndërtimit, janë në pikun më të ulët ndonjëherë. Marrëdhënie, megjithatë, mund të riparohet lehtë me pak fleksibilitet nga Prishtina”.

Sa i përket pakicës serbe në Kosovës, përkatësisht në pjesën veriore të vendit, gazetari gjerman elaboron pikëpamjen perëndimore se problemet janë të zgjidhje me formimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

“Si kryetar i një qeveria, Albin Kurti tash duhet të mësojë atë që lideri i larguar popullor Alexis Tsipras, i cili i ngjan Kurtit në shumë mënyra, u desh të mësojë në Greqi: pacta sunt servanda (marrëveshjet duhet të zbatuar)”.

Por, gazeta gjermane hedh dyshimin edhe në atë se masat ndëshkuese janë të duhura, duke qenë se një politikan çfarë është ultranacionalisti serb i Bosnje-Hercegovinë ia del t’ia hedh pa u ndëshkuar.

“T’i vësh sanksione Kurtit derisa lejon Dodikun, konfidantin e fundit të Putinit në Evropë, nuk është fort e bindshme”.

“Vuçiq refuzon sepse ka pak për çka të frikësohet. Lajmërimi se ai po ‘rrezikon të ardhmen evropiane’ të Serbisë nuk funskionn që kohë. Ai vlerëson se, pavarësisht të gjitha premtimeve për një kthesë të madhe, nuk ka apetit për pranime të reja në Bashkimin Evropian. Një marrëveshej për këtë ka kohë”, shkruan më tej FAZ-i.

Kohëve të fundit FAZ kishte shkruar gjithashtu një artikull ku thoshte se Kurti po bën “lojë të gabuar” dhe se në fakt veprimet e tij po i shërbenin Serbisë.

“…politikat e kryeministrit kosovar Kurti janë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit,” – shkruante Martens.

Ai shkruante se një konflikt i ri në ‘oborr’ të Evropës Juglindore është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit aktualisht.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të përdor gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë – dhe ka qenë goxha e suksesshme deri tash. Megjithatë, Kurti po ia bën panevojshëm shumë të lehtë”, shkruhej në një paragraf tjetër ku argumentohet qëndrimi i tij.

Ai këtu përmendte marrëveshjen e vitit 2013, që parasheh edhe Asociacionit përveç integrimit të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës.

Martens konsideron në FAZ se Kurti po pengon Asociacionin me “arsyetime pjesërisht të dobëta”.

Gazetari tutje argumenton pse fjalët e Kurtit kundër Asociacionit nuk qëndrojnë.

“Përveç faktit që enklavat serbe në jug, të rrethuara nga vendbanime shqiptare, nuk mund të shkëputeshin lehtë nga pjesa tjetër e Kosovës, vetë qeveria kosovare ka fuqinë t’ia heqë lehtë këtë instrument Vuçiqit. Modelet e një Asociacioni sigurisht që janë të imagjinueshme, të cilat do t’i mundësonin pakicës serbe të vetëqeverisej në masë të madhe pa rrezikuar shtetin kosovar.” – argumenton tutje Martens.

Sipas tij, duke e refuzuar edhe vetë idenë e një Asociacioni serb të komunave, Kurti po ia bën më të lehtë planin Vuçiqit për destabilizimin e Kosovës dhe për fajësimin e Prishtinës për një gjë të tillë.

“Kjo nuk është në interes të Kosovës, dhe as të Perëndimit.” – shkruante Martens në fjalën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat