Ish-ambasadori i Shqipërisë: Rama e ka bërë Kurtin dhe Kosovën dele të zezë para ndërkombëtarëve

Aktuale

Ish-ambasadori i Shqipërisë: Rama e ka bërë Kurtin dhe Kosovën dele të zezë para ndërkombëtarëve

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 21:40
Islam Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka thotë se mostakimi i kryeministrit, Albin Kurti me homologun e tij, Edi Rama, është një zhvillim i padëshirueshëm.

Siç thotë ai, është jonormale që dy kryeministra të vijnë në një situatë të tillë, të ndodhen në Prishtinë dhe mos të takohen.

“Nuk e imagjinoja që do vinte situata deri këtu. Dy vende vëllezër, një komb, dhe dy kryeministra të vijnë në një situatë të tillë, që të ndodhen të dy në Prishtinë dhe të mos takojnë njëri-tjetrin. Është natyrisht jonormale, joserioze dhe që dëmton pa diskutim marrëdhëniet tona por edhe emrin tonë, të dy shteteve tona”, deklaroi ai.

Për këtë çështje, Lauka i “lë faj” kryeministrit Rama.

“Nëse duam të vëmë gishtin te një përgjegjës, ai e ka emrin Edi Rama…sepse kryeministri ynë ka një qasje tërësisht të gabuar ndaj Kosovës, qasje që vjen nga botëkuptimi i tij, nga formimi i tij si kozmopolit, si servil i të huajve, në këtë rast i perëndimit, dhe kujton ai që pajtimi shqiptaro – serb mund të bëhet ndërmjet Tiranës dhe Beogardit…duke anashkaluar Prishtinën. Ky është mëkati i tij kryesor”, tha Lauka.

Ish-ambasadori theksoi se Rama është aktor dhe “lider tipik shqiptar që s’ka asnjë ndjeshmëri për Kosovën”.

Siç tha Lauka, Rama e ka bërë Kurtin dhe vetë Kosovën në sy të ndërkombëtarëve “delen e zezë”.

Kryeministri Kurti ka “refuzuar” të takohet me Ramën, pasi siç ka thënë ai, e konsideron të arsyeshme “një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive, por jo takime të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat