Rama: Asnjë Xhuliete indiferente në rininë time s’i kam shkuar mbrapa me kërkesa sa Kurtit

Aktuale

Rama: Asnjë Xhuliete indiferente në rininë time s’i kam shkuar mbrapa me kërkesa sa Kurtit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 21:52
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur nga panelsitët nëse e gjithë kjo që po ndodh me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti, po bëhet si një lloj diplomacie publike se kush po e vendos tjetrin në pozitë të keqe.

Rama ka thënë se absolutisht s’ka për qëllim diçka të tillë. Ai tutje ka thënë se as në rininë e tij nuk i ka shkuar mbrapa ndonjë vajze indiferente me kërkesa, sikur kërkesat që ia ka bërë Kurtit për takimin e sotëm, dhe takimin pas anulimit të mbledhjes së dy Qeverive.

“Absolutisht jo. As në rininë time nuk i kam shkuar mbrapa një Xhuliete indiferente me aq shumë kërkesa, sa përsonalisht i kam bërë Albinit për këtë takim, dhe për takimin e mëparshëm që ishte shumë I rëndësishëm, që unë doja të jepja në atë moment. Por për këtë takim, që është pjesë e një procesi ku Kosova është aty”, ka thënë Edi Rama.

Ai ka deklaruar se nuk e kutpon arsyetimin “më ka ngelur hatri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat