Fetoshi: Rama nuk ka bërë mirë që nuk ftoi Kurtin në ceremoninë e medaljes për presidentin Clinton

Aktuale

Fetoshi: Rama nuk ka bërë mirë që nuk ftoi Kurtin në ceremoninë e medaljes për presidentin Clinton

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 23:36
Arben Fetoshi

Profesori universitar, Arben Fetoshi thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është dashur ta ftojë kryeministrin Kurti në ceremoninë e mbajtur para disa ditësh për ish-presidentin Bill Clinton.

Ai theksoi se Rama ka mundur ta bëjë këtë.

“Nëse më pyet, a ka bërë mirë kryeministri Rama që nuk e ka ftur kryeministrin Kurti në ceremoninë e medaljes për presidentin Clinton, nuk ka bërë mirë. Pa diskutim nuk ka bërë mirë. Ka mundur ta thërras”, tha ai .

Më 4 korrik, ish-presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëndroi për vizitë në Shqipëri.

Ceremonia pritëse në nder të Clinton në Tiranë është mbyllur me nderimin e tij me medaljen “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat