Berisha: Kurti krijoi urrejtje ndaj Shqipërisë pas dëshpërimit të zgjedhjeve

Aktuale

Berisha: Kurti krijoi urrejtje ndaj Shqipërisë pas dëshpërimit të zgjedhjeve

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 23:45
Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, tha se kryeministri, Albin Kurti, ka filluar të ketë urrejtje ndaj Shqipërisë dhe politikanëve atje pas zgjedhjeve të fundit në shtetin shqiptar, kur e ka parë që i ka dështuar ëndrra për me qenë i pari i krejt shqiptarëve.

Sipas Berishës, Kurti më nuk ka ambicie për të pasur raporte të mira me Shqipërinë.

“Albin Kurti me ëndrrën e tij që me qenë përfaqësues i të gjithë shqiptarëve është dëshpëruar në zgjedhjet e Shqipërisë, dhe aty ka filluar urrejtja e Kurtit ndaj Shqipërisë dhe politikanëve, sepse rezultati i papërfillshëm ka filluar prej atij momenti distancimi, sepse e ka parë që ëndrra e tij me qenë i pari i krejt shqiptarëve në Shqipëri ai ka dështuar dhe i ka rënë ambicia për me pas raporte të mira”, tha ai.

Kurti ka refuzuar takimin me Ramën, pasi ky i fundit ka anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të paraparë për muajin qershor.

Rama ndodhet në Prishtinë, në turin e tij në vendet e rajonit për përgatitjet rreth Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të organizohet në muajin tetor në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat