Braho: Edi Rama e ka hedhur gurin i pari drejt Albin Kurtit

Aktuale

Braho: Edi Rama e ka hedhur gurin i pari drejt Albin Kurtit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 23:49
Alisa Braho

Alisa Braho, gazetare, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka qenë i pari që e ka hedhur gurin kundër Albin Kurtit.

Ajo ka thënë se kur plasi çarja në Vetëvendosje gjatë vitit 2017, Rama ishte prononcuar për këtë çështje.

”Edi Rama ka qenë ai person i cili e ka hedhur i pari gurin ndaj Albin Kurtit që në viitn 2017 e mbani mend ju me Vetëvendosjen se çfarë kontribuo ka dhënë ai, dhe si filloi të fliste e dim të gjithë ne, çfarë pune kishte ai që të prononcohej për krizën në një partie politike“, ka thënë Braho.

Para kësaj, Braho i tha Teutë Rrushtës të PSD-se se çfarë është autokraci tregon se ”ajo mund të flasë në Prishtinë, por edhe Braho në Tiranë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat