Tahiri e quan “për gjynah” deklaratën e Kusari-Lilës për Ramush Haradinajn

Aktuale

Tahiri e quan “për gjynah” deklaratën e Kusari-Lilës për Ramush Haradinajn

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 00:39
Besnik Tahiri

Tahiri e quan “për gjynah” deklaratën e Kusari-Lilës për Ramush Haradinajn

”Deklaratë për gjynah“, kështu e ka quajtur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri deklaratën e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosje.

Kjo e fundit, të mërkurën me ironi ka thënë se “cilat ministri i dëshiron Ramush Haradinaj”, duke iu referuar deklaratat të këtij të fundit për qeverinë gjithëpërfshirëse – për shkak të situatës në Kuvend.

”Kjo deklaratë është për gjynah, me të ardhur keq për një njeri që e udhëheqë një grup parlamentar. Kur s’ki argumente ti e përdor cinizmin“, ka deklaruar Tahiri te DPT te Fidani në T7.

Ai ka thënë se Vetëvendosja e ka një strategji, kur i duhen votat në parlament e ndryshon qasjen.

E për këtë parti që e drejton qeverinë ai kishte kritika. Thotë se Albin Kurti po keq qeverisë.

”Nuk ka temë më të rëndësishme ku të rinjet nuk shohin të ardhme këtu“, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat