Çka nuk u pa nga festa në Ambasadën Amerikane? Publikohen fotografitë e kryeministrit Kurti

Aktuale

Çka nuk u pa nga festa në Ambasadën Amerikane? Publikohen fotografitë e kryeministrit Kurti

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:00
Kurti mori pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ka marrë pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit (ZKM).

Vlen të theksohet se kjo festë është mbajtur të enjten (06.07.2023).

Image
Kurti mori pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Përveç tij, të pranishëm ishin edhe presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca, liderë të partive opozitare, deputetë, gazetarë dhe të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat