Pacolli falënderon Hovenierin për pritjen elegante në ambasadën e ShBA-së

Aktuale

Pacolli falënderon Hovenierin për pritjen elegante në ambasadën e ShBA-së

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:24
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka falënderuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për pritjen në me rastin e shënimit të 247 vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ishte një ngjarje e organizuar mirë dhe me shijë.

“Mbrëmë në ambientet elegante të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën patronatin e ambasadorit Hovenier, ishte organizuar një pritje për të shënuar 247 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së”, ka shkruar Pacolli.

“Aty ishin shumë miq dhe dashamirë të ShBA-së, mes tyre edhe unë me bashkëshorten time Mashen.  Ishte një event i organizuar mirë dhe me shije. Faleminderit Amerikë, faleminderit Ambasador Hovenier”, ka thënë ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat