Muhaxheri e krahasoi Kurtin me Millosheviqin – Tahiri: VV po na barazon me Serbinë, do të veprojmë njëjtë

Aktuale

Muhaxheri e krahasoi Kurtin me Millosheviqin – Tahiri: VV po na barazon me Serbinë, do të veprojmë njëjtë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:53
Xhafer Tahiri

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, e ka quajtur të gabuar mënyrën që ka zgjedhur kryeministri Albin Kurti që të shtrijë autoritetin dhe sovranitetin në veri.

Ndonëse e quan të drejtë menaxhimin e tërësishëm të veriut nga institucionet, ai thotë se Kurti po gabon rëndë në raport me ndërkombëtarët.

Masat e ShBA-së e BE-së sipas tij, janë të dëmshme për qytetarët dhe se vendi po humb, madje edhe në raport me Shqipërinë, duke shtuar se Kurti për imazhin personal po qon vendin drejt një gjendje të rëndë.

Për këtë ai ka pohuar se LDK-ja ka nisur një sërë takimesh, duke shtuar se Kurti nuk e ka vendin në udhëheqjen e shtetit.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, që Kurtin e ka krahasuar me Millosheviqin, ai tha se kjo deklaratë është shkurtuar nga VV veç për TikTok.

Por ai shton se kjo parti vazhdimisht e akuzon opozitën e LDK-në për lidhje me Serbinë, prandaj edhe ata do ta përdorin gjuhën e njëjtë.

Në fakt e drejta e Kosovës për të shtirë autoritetin e sovranitetin është e drejtë, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk po arrin që të bind faktorin ndërkombëtar se mënyra dhe metoda që ai ka zgjedhur është ajo e duhura. Dhe sot si asnjëherë më parë Kosova ballafaqohet me sanksione që janë të dëmshëm për qytetarët e Kosovës. E arritura më e madhe në procesin e integrimit evropian është që marrëveshja e Stabilizim Asociimit është pezulluar nga BE-ja po ashtu fondi prej 7.3 miliardë euro për IT, edhe këto fonde janë suspenduar nga BE. Kosova asnjëherë nuk ka keq më keq, Kurti për imazhin personal po dëmton marrëdhëniet shqiptaro-shqiptare, kjo është dëshmi që në sa gjende të rëndë është Kosova”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat