ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave kundër Shalës

Aktuale

ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave kundër Shalës

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 11:34
Gjykata Speciale

Sipas urdhrit gojor të Trupit Gjykues, të datës 16 qershor, ZPS-ja i dha fund paraqitjes së provave të saj në çështjen gjyqësore kundër Pjetër Shalës, më 6 korrik 2023.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të tetë të Prokurorisë, gjykimi kundër Pjetër Shalës përfundoi”, njofton ZPS.

Varësisht nga rezultati i mocionit të Mbrojtjes, në bazë të Rregullës 130, për rrëzimin e akuzave, në qoftë se kanë, 21 ose 22 gushti janë datat e caktuara për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të viktimave.

“Trupi Gjykues caktoi 18 shtatorin 2023 si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes, në qoftë se kanë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat