"O tradhtar, o turpi i shqiptarisë"/ Berisha publikon videon që vuri në ‘siklet’ Ramën në Kosovë

Aktuale

"O tradhtar, o turpi i shqiptarisë"/ Berisha publikon videon që vuri në ‘siklet’ Ramën në Kosovë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 22:10
Edi Rama dhe Sali Berisha, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryeministri Rama gjatë zhvillimit të vizitës së turit ballkanik në Kosovë është përballur me një situatë të pakëndshme dukshëm jashtë ‘parapërgatitjeve’ që ai bën në të tilla raste, duke u emërtuar 'tradhtar' nga thirrjet e një qytetari të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në videon e postuar në facebook jep intervistën e bërë nga një gazetar i një media online të Kosovës.

"Tradhtar, je turpi i shqiptarisë, ai flet me Vuçiçin..."  këto ishin disa nga fjalët e përdorur.

Të enjten Rama ishte për vizitë në Shkup dhe takoi kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, si dhe në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat