Lutfi Haziri rizgjedhet kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan

Aktuale

Lutfi Haziri rizgjedhet kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:11
Lutfi Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka mbajtur sot Kuvendin e dhjetë Zgjedhor.

Me mbështetje absolute të 107 delegatëve është rizgjedhur kryetar i Degës edhe për një mandat katër vjeçar Lutfi Haziri.

Kryetari i rizgjedhur i LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka falënderuar 107 delegatët për mbështetjen absolute.

Ai ka thënë se ky është besim i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat