Hoxhaj kritikon opozitën: Nuk duhet të na udhëheqin kompanitë që bëjnë sondazhe

Aktuale

Hoxhaj kritikon opozitën: Nuk duhet të na udhëheqin kompanitë që bëjnë sondazhe

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:25
Enver Hoxhaj

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se nëse një qeveri është e interesuar ta përmbyllë shtetndërtimin në veri të vendit, atë duhet ta bëjë në koordinim me SHBA’të.

Sa i pëket shkuarjes në zgjedhje të reja dhe frikës nga humbja, Hoxhaj thotë se partitë politike duhet t’i lënë anash sondazhet dhe të mos i shohin vetëm interesat personale.

“Me zgjedhje apo pa zgjedhje nuk është temë vetëm e PDK’së por të gjithave partive opozitare. Kurti po ndërton politikë për interesa personale. Nëse ne shohim para interesave të shtetit atë të sondazheve është minimumi i një sjellje politike.

Nuk jam për atë që neve të na udhëheqin kompanitë që bëjnë sondazhe por vet ne partitë politike duhet të udhëheqim. Opozita do duhej të jetë më e qartë”, deklaron Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat