A po flasin Thaçi e Veseli për PDK-në? Çitaku tregon me çka merren ish-krerët në Speciale

Aktuale

A po flasin Thaçi e Veseli për PDK-në? Çitaku tregon me çka merren ish-krerët në Speciale

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:06
Vlora Çitaku dhe Hashim Thaçi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar rreth vizitave te ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ajo ndau detaje, por jo edhe aq shumë, duke thënë se padiskutim që kanë një brengë më të madhe.

Çitaku foli edhe rreth asaj nëse flasin për Partinë Demokratike të Kosovës, parti që edhe e kanë udhëhequr

Sipas tij, ata nuk diskutojnë për “lojërat” e politikave ditore, porse pashmangshmërisht përmendin secilin sukses të Kosovës.

“Ata i gëzohen çdo suksesi të Kosovës. Megjithatë, duhet përmendur, kanë brengë më të madhe. Nuk merren me lojërat politike që i zhvillojmë ne këtu”, shtoi ndër tjerash ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat