“Kurti në listën e ‘non-gratave’”/ Eksperti befason me deklaratën: Ja arsyeja që nuk u takua me Ramën

Aktuale

“Kurti në listën e ‘non-gratave’”/ Eksperti befason me deklaratën: Ja arsyeja që nuk u takua me Ramën

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:19
Albin Kurti dhe Edi Rama

Eksperti Drizan Shala është shprehur se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nuk po u bindet ndërkombëtarëve, gjë që sipas tij është në dëm të Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Kurti nuk e ka takuar homologun e tij shqiptar Edi Rama, për shkak se ky i fundit mund të ketë dijeni që ai është në listën e zezë të SHBA-së.

Më tej ai nënvizoi se nuk është në interes të Kosovës që të bëhen bllokada pasi bien ndesh me dekretin e shpallur nga presideti i Amerikës Joe Biden.

“Kurti është njeriu më naiv me të cilën është udhëhequr një institucion në Kosovë. SHBA ia ka bërë me dije Vuçiç dhe Kurtit se ku është e njohur Kosova dhe ky sovranitet nuk mund të cenohet nga Serbia. Pavarësisht kësaj Kurti vazhdon të mos bindet. Mendoj se Kurti ka vetëm një arsyetim që ky njeri është i çmendur në veprimet e tij politike. Kurti po tenton të bëjë një rishkrim të historisë në pjesën e Veriore që të jetë ai lideri suprem.

Jemi në një situatë kaotike. Nuk duhet të marrim vendime të njëanshme në raport me interes kombëtar. Nuk është në interes të Kosovës që të bëhen bllokada. Çështja që nuk është takuar Rama me Kurtin është se Rama ka informacion se Kurti mund të jetë në listën e zezë nga SHBA. Kurti është duke rënë  ndesh me dekretin e shpallur nga Biden”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat