Lajçak informon kryediplomatin italian për situatën në dialog dhe hapat e ardhshëm për shtensionim

Aktuale

Lajçak informon kryediplomatin italian për situatën në dialog dhe hapat e ardhshëm për shtensionim

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:49
Foto nga takimi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shfrytëzuar Forumin e sotëm të Dubrovnikut për të folur me liderë të ndryshëm mbi këtë proces.

Ai atje u takua me kryediplomatin italian Antonio Tajani, të cilin tha se e informoi për dialogun dhe hapat e nevojshëm për shtensionimin e situatës në veri.

“Italia është një partner i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe jam mirënjohës për mbështetjen në mandatin dhe punën time. Kryediplomatin Antonio Tajani e informova për situatën në dialog dhe hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe kthimin në dialog. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

Tajani edhe gjatë një paneli ku ishte folës tregoi për angazhimin e vendit të tij karshi Ballkanit Perëndimor, duke përmendur edhe punën e ushtarëve italianë në Kosovë e Bosnjë në shërbim të paqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat