Çitaku i reagon Gërvallës për fjalorin ndaj BE-së

Aktuale

Çitaku i reagon Gërvallës për fjalorin ndaj BE-së

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 22:04
Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Jashtme Donika Gërvalla, e cila më herët e cilësoi Bashkimin Europian si një ‘tigër prej letre’.

Çitaku, në reagimin e saj ka thënë se kjo është papërgjegjësi, e përzier me megalomani dhe injorancë.

Postimi i plotë:

Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare.

Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë. Zatën, këto të trija rëndom shkojnë bashkë.

Sa për referencë, “ tigër prej letre” i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat