Edhe Hoxhaj i reagon Gërvallës

Aktuale

Edhe Hoxhaj i reagon Gërvallës

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 22:46
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar, Donika Gërvalla, pasi ajo e quajti Bashkimin Evropian “tigër letre”.

Hoxhaj ka thënë se ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare si kundërshtare e Perëndimit, siç u shpreh ai, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol.

Tutje, Hoxhaj është shprehur se logjika e diplomacisë, siç tha ai, së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si “tigër prej letre”.

“Ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol! Ka ndodhur një ndërrim i roleve: Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat