Zëdhënësi i AAK-së i reagon kryediplomates Gërvalla: Veç mocioni me i çu n’shpi është zgjidhja

Aktuale

Zëdhënësi i AAK-së i reagon kryediplomates Gërvalla: Veç mocioni me i çu n’shpi është zgjidhja

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili ka reaguar pas deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti BE-në “tigër prej letre”.

Dështim pas dështimi si kryediplomate, pa asnjë sukses për më shumë se dy vjet, Gërvalla paska vendosur t’i japë leksione BE-së duke përdorur një idiomë të Mao Ce Dun, komunistit kinez”, ka thënë Xhemaili.

Ai ka shtuar se Qeverinë Kurti duhet dërguar në shtëpi para se dëmi të bëhet i pariparueshëm.

Të gjendur në sanksione nga ShBA dhe BE dhe në rrugë të pashpresë, ky akt është edhe një arsye të besohet që veç mocioni me i çu n’shpi është zgjidhja, para se dëmi të bëhet i pariparueshëm për vendin!”, ka përfunduar Xhemaili, transmeton Telegrafi.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut ka thënë se Bashkimi Evropian, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, në aspektin e sigurisë është “tigër prej letre”.

Kryediplomatja e Kosovës ka thënë se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.

“Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: Nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një “Paper Tiger” në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme”, ka deklaruar Gërvalla.

=Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar emisari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat