Kelmendi për qeverinë Kurti: Fëmijët do të mësojnë si Kosovën e kishte kapluar budallallëku e poshtërsia

Aktuale

Kelmendi për qeverinë Kurti: Fëmijët do të mësojnë si Kosovën e kishte kapluar budallallëku e poshtërsia

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 12:30
Adriatik Kelmendi

Drejtuesi i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.

Kelmendi duke provuar të theksojë rëndësinë e deklaratës së znj. Gërvalla ka thënë që "fëmijët do të mësojnë në shkollë se si në këtë kohë Kosovën e kishte kapluar budallaku e poshtërsia."

Postimi:

Blinkeni naiv.

Scholzi, Makroni, Melloni tigra prej letre.

Edi Rama tradhëtar.

E Donika Gërvalla gjeni.

Dmth do të kalojnë vjet e dekada e fëmijët do të mësojnë në shkollë se si në këtë kohë Kosovën e kishte kapluar badallaku e poshtërsia, e cila e kishte izoluar e përqeshur prej krejt botës.

PS1. Edi Rama e shkarkoi menjëherë ministrin e Brendshëm për një rrahje të familjarëve të një deputeti. Vetë deputeti dha dorëheqje.

Te ne skandali nuk po e pret skandalin dhe kujt s‘i mungon thoi.

PS2. A keni menduar ndonjëherë se si dikush për 20 vjet nuk ia ka dalë ta ketë një vend dinjitoz pune dhe përnjëherë është bërë ministër ose ministre, deputet ose deputete? Këta i shohim më aktivët dhe më agresivët sot. Nuk kanë çka humbin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat