LVV-ja publikon “përgjigjen e Konjufcës” ndaj kërkesës së opozitës për zgjedhje

Aktuale

LVV-ja publikon “përgjigjen e Konjufcës” ndaj kërkesës së opozitës për zgjedhje

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 13:33
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, para deputetëve të hënën në Kuvend, ka rikujtuar një deklaratë të tij në lidhje me zgjedhjet.

Ai kishte ftuar krerët e partive politike në vend që të bashkërendoheshin dhe të dilnin në zgjedhje para kryeministrit aktual Albin Kurti.

Konjufca kishte deklaruar: “Çohuni dilni në zgjedhje, dilni bashkë të katërtit dorë për dore, Albin Kurti vet. Po ju sfidoj, dilni”.

Pas zhvillimeve në Kuvend, një video e Konjufcës është shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Në këtë video thuhet se kryeparlamentari pyet opozitën nëse e kujton një përgjigje interesante për një çështje po aq interesante që kishin ngritur më parë.

Ndryshe, Konjufca gjatë seancës plenare të së hënës ka ironizuar me deputetët opozitarë.

Pas dështimit të kalimit të një projektligji, deputetët e partive opozitarë kërkonin shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, duke iu përgjigjur atyre, Konjufca iu është drejtuar që mos ta detyrojnë ta bëj një gjë të tillë, pasi edhe mazhoranca voton me shku në zgjedhje.

“Mos më detyroni. Kjo është arsyeja që sot jeni ardh 90 deputetë a ? Pasi me dy të tretat, mos i provokoni mazhorancës se këta votojnë me shku në zgjedhje. Nesër zgjedhjet nuk munden me ndodh ato e kanë afatin. A po ju kujtohet parvjet me një emision çka iu pata thanë”, ka deklaruar Konjufca para deputetëve.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Ai në Kuvendin e Kosovës kërkoi edhe nga partitë e pozitës, që përmes një mocioni të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

PDK-ja sot gjatë ditës e ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, po ashtu, në seancën që po mbahet ka refuzuar të marrë pjesë në votim për marrëveshjet ndërkombëtare.

Këto veprime vijnë si pasojë e raporteve jo të mira të Qeverisë së Kosovës me ShBA-në dhe BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat