Abazi akuzon Kurtin se qëllimshëm po i dëmton komunat, vetëm pse nuk i ka fituar ato

Aktuale

Abazi akuzon Kurtin se qëllimshëm po i dëmton komunat, vetëm pse nuk i ka fituar ato

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 14:11
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me qasjen e tyre karshi pushtetit lokal.

Abazi në Kuvendin e Kosovës tha se komunat po dëmtohen qëllimshëm për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka fituar pushtetin që ka dashur në zgjedhjet e fundit komunale.

“Sulmi ndaj komunave e ka djallëzinë brenda. Zgjedhjet lokale e kanë goditur Kurtin, I cili ka menduar që për shkak të 50% të votave qe i ka fituar në nivelin qendror, në mënyrë zinxhirore ka me marrë pushtetin lokal. Forma si dëmtohet buxheti lokal është me i tregu qytetarit, që në fakt është komuna që nuk është në gjendje me i ofru shërbime parësore qytetarit. Është gabim me shkatërru besimin te niveli komunal, pavarësisht kush është në qeveri.

Neve na duhet me forcu besimin mes qytetarit dhe qeverisjes komunale. Djallëzia për me ia bë të pamundur komunës me i dalë përballë nevojave të qytetarëve është politikë e gabuar”, tha Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat