​Miratohet në lexim të dytë Projektligji për vazhdimin e njohjes së statusit për viktimat e dhunës seksuale

Aktuale

​Miratohet në lexim të dytë Projektligji për vazhdimin e njohjes së statusit për viktimat e dhunës seksuale

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 17:31
Kuvendi

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, gjë që do të mundësojë njohjen e statusit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës deri në vitin 2025.

Krahas projektligjit, deputetët miratuan edhe disa amendamente përmes së cilës i është mundësuar Qeverisë së Kosovës që në bazë të rrethanave të mund të mundësojë vazhdimin edhe për dy vjet të tjera njohjen e statusit për viktimat seksuale gjatë luftës.

Miratimi në lexim të dytë i këtij projektligji erdhi me procedura të përshpejtuara në Kuvend, pasi i njëjti u miratua gjatë ditës në parim.

Kuvendi i Kosovës gjithashtu, ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, në seancën e sotme plenare.

Deputetët zgjodhën edhe një anëtar në Këshillin Shtetërorë të Cilësisë në Agjencinë kosovare të Akreditimit.

Pas kësaj, deputetët shkuan në pauzë deri në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat