Osmani: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Aktuale

Osmani: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 22:29
Foto nga takimi

Presidentja  e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Siç njofton Presidenca, gjatë takimit është biseduar lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës.

Sipas Osmanit, Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët.

Gjithashtu, Osmani diskutoi me ambasadorin Rohde lidhur me përgatitjet që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat