Kjo akuzë e gruas ndaj burrit është një moment para vetëvrasjes, sipas Albatros Rexhajt

Aktuale

Kjo akuzë e gruas ndaj burrit është një moment para vetëvrasjes, sipas Albatros Rexhajt

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 06:47
Albatros Rexhaj

Shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj foli për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me dashurinë dhe jetën në përgjithësi.

I pyetur se si do të reagonte nëse e dashura do t’i kërkonte ndarje për shkak të mos përmbushjes seksuale ndaj saj, ai tha se ky është një moment afër vetëvrasjes.

“Kjo është një moment afër vetëvrasjes. Mendoj që e njëjta vlen edhe për femrat. Në raportet e tilla, edhe femrat janë njësoj të kompleksuara sikur ne.

Thjeshtë mënyra se si e shprehim dallon, por është një prej atyre dështimeve që njeriu e ka të vështirë t’i përballojë. Një hap afër humnerës. Përgjigje më të mirë s’di kush t’jepë. Zgjidhje nuk ka aty.

Sot fatmirësisht jetojmë në një kohë kur shkenca ofron zgjidhje, ekzistojnë mundësi, por nëse ajo punë nuk ecë, në fund të fundit është legjitime”, u shpreh Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat