Tre pjesëtarë të FSK-së diplomojnë në Turqi

Aktuale

Tre pjesëtarë të FSK-së diplomojnë në Turqi

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 14:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre pjesëtarë të FSK-së kanë diplomuar në Turqi.

Me anë të një postimi në Facebook, FSK ka njoftuar se Major Bashkim Ademi dhe Major Fatlum Demiri, dhe Kapitene Albana Kozniku në një ceremoni solemne shtetërore në Universitin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë.

Pjesëtarët e FSK-së Major Bashkim Ademi dhe Major Fatlum Demiri nga data 03 Tetor 2022 deri më 07 Korrik 2023, kanë ndjekur Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP), ndërsa Kapiten Albana Kozniku nga 06 Shkurt 2023 deri më 07 Korrik 2023, ka ndjekur Kursin e Karrierës për Kapiten (KKK). Vlenë të theksohet që Major Bashkim Ademi dhe Major Fatlum Demiri njëkohësisht kanë përfunduar me sukses Programin Master të Studimeve të Mbrojtjes dhe Sigurisë (Defence and Security Studies Master of Arts Program)”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se pjesëtarët e FSK-së kanë arritur rezultate të shkëlqyera duke e prezantuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të gjithë pjesëtarët e FSK-së, përpos përkushtimit dhe disiplinës shembullore të treguar, kanë arritur rezultate të shkëlqyera dhe kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm përgjatë kësaj periudhe kohore duke e prezantuar Kosovën, veçanërisht FSK-në në mënyrën më të mirë të mundshme. Në këto dy kurse kanë marrë pjesë rreth 120 oficer, nga 18 shtete të ndryshme të botës”.

Në ceremoni ishte prezent edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Në këtë ceremoni solemne, ku prezent ishin krerët e shtetit dhe ushtrisë turke, përfshirë Presidentin Rexhep Taip Erdogan, mori pjesë edhe Atasheu Ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi, Kolonel Bekim Zejnullahu. Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursi i Karrierës për Kapiten kanë për qëllim edukimin, trajnimin dhe zhvillimin e liderëve të së ardhmes. Oficer të aftë e kompetent për të kryer detyrat me përgjegjësi dhe për të udhëhequr me nder e besnikëri çdo herë dhe çdo vend”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat