​“Mshele”, Qalaj përplaset me deputeten e VV-së

Aktuale

​“Mshele”, Qalaj përplaset me deputeten e VV-së

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 14:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj është përplasur me deputeten e LVV-së, Mirlinda Tishukaj Sadiku. Kësaj të fundit, Qalaj i tha "mshele", gjatë kohës kur debatohej për rezervat shtetërore.

Qalaj e ka pyetur ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për rezervat shtetërore, por për këtë ajo i tha se është sekret shtetëror dhe nuk i lejohet të flasë. Rozeta Hajdari po ashtu tha se Qalaj po shpif, për çka ka ndërhyrë edhe deputetja Mirlinda Tishukaj Sadiku.

Kësaj të fundit iu drejtua me fjalën "mshele", deputeti Rashit Qalaj.

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, po shqyrtohet Raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MINT për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat