Koci për sanksionimin e Vulinit: Goditja më e madhe për Serbinë, që nga bombardimet e NATO-s

Aktuale

Koci për sanksionimin e Vulinit: Goditja më e madhe për Serbinë, që nga bombardimet e NATO-s

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 17:31
Avokati i njohur Arianit Koci

Avokati i njohur Arianit Koci, ka thënë se vendimi i Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit, për sanksionimin e Aleksandër Vulnit, është dëshmi që Shtetet e Bashkuara po merren seriozisht me Serbinë.

Shefi i inteligjencës serbe, Vulin, u fut sot në listë të zezë të ShBA-së, teksa Koci thotë se kj është goditja më e madhe për Serbinë, që pas bombardimeve të NATO-s më 1999.

Koci shton se këtë situatë duhet ta shfrytëzojë Kosova.

“Me e futë drejtorin e BIA-s, strukturës kryesore të inteligjencës së Serbisë në listën e zezë, dëshmon që Shtetët e Bashkuara të Amerikës seriozisht po merren me Serbinë si destabilizuese e rajonit.

Pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, kjo është goditja më e madhe që e ka përjetuar Serbia, nga Amerika.

Chapeau USA!

Këtë momentum duhet me e shfrytëzu Kosova!” ka thënë Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat