Kurti bën “hajgare” me Ramën, publikon foto me drejtuesit e institucioneve: Në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Aktuale

Kurti bën “hajgare” me Ramën, publikon foto me drejtuesit e institucioneve: Në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 19:31
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi ku ndodhet bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin.

Kurti lokacionin e fotografisë e ka përmendur ”Ballkonin e Hapur“, duke u tallur kështu me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për shkak të idesë së Ballkanit të Hapur, që sipas kreut të ekzekutivit shqiptar “nuk ka vdekur si ide”, por do t’i jepët përparësi Procesit të Berlinit.

Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti në Facebook, të martën.

Në këtë fotografi është edhe Ministrja e Jashtme Donika Gërvallla, e cila ditë më parë e ka quajtur Bashkimin Evropian në aspektin e sigurisë si “tigër prej letre”.

Ndërkaq, në krejt këto zhvillime janë publikuar edhe përgjimet ku shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila flet me Simiqin e Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat