Halimi: ShBA ndëshkoi shefin e “trurit” të rebelimit të serbëve në veri

Aktuale

Halimi: ShBA ndëshkoi shefin e “trurit” të rebelimit të serbëve në veri

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 21:18
Zëdhënësja e LDK’së, Sibel Halimi

Zëdhënësja e LDK’së, Sibel Halimi, e ka quajtur lajm të mirë për rajonin sanksionimin e shefit të inteligjencës serbe (BIA) Aleksandar Vulin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Halimit, me këtë vendim, ShBA “dëshmon zero tolerancë për fashizmin dhe së dyti, e ndëshkon shefin e “trurit” të rebelimit të serbëve në veri të Kosovës dhe inkursorin e ndikimit rus”.

Halimi ka thënë se lidhjet e Kosovës me ShBA janë ekzistenciale dhe se çfarëdo shmangie e koordinimit apo përplasje me Shtetet e Bashkuara, “është rënie e lidershipit kosovar në kurthin serb.”

“Futja në Listën e zezë nga ShBA e shefit të inteligjencës serbe (BIA) Aleksandar Vulin, është lajm i mirë për rajonin, sepse, sëpari Amerika dëshmon zero tolerancë për fashizmin dhe sëdyti, e ndëshkon shefin e “trurit” të rebelimit të serbëve në veri të Kosovës dhe inkursorin e ndikimit rus. Lidhjet e Kosovës me ShBA janë ekzistenciale, prandaj çfarëdo shmangie e koordinimit me aleatin dhe mikun e madh dhe secila përplasje me të, është rënie e lidershipit kosovar në kurthin serb”, ka shkruar Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat