Javën e ardhshme Bislimi dhe Petkoviq takohen në Bruksel

Aktuale

Javën e ardhshme Bislimi dhe Petkoviq takohen në Bruksel

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 15:12
Bislimi dhe Petkoviq

Kosova ka hedhur hapin e parë drejt de-eskalimit të situatës në veri.

Më 10 korrik, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe emisari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, zhvilluan një takim në Bratisllavë ku janë dakorduar rreth katër pikave që do të zbatohen ditëve në vazhdim.

Lidhur me këtë është deklaruar një zëdhënëse e Bashkimit Evropian.

Në një përgjigje thuhet se Bislimi dhe Lajçak ranë dakord rreth aty pikave.

Ajo tha se duhet të i zbatojnë marrëveshjet e dialogut, sipas deklaratës së 27 vendeve anëtare të BE-së të datës 3 qershor.

Tutje ajo njoftoi se javën tjetër i dërguar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën tjetër i pret në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

“Me shpresën që palët të bien dakord për hapat e ardhshëm që mundësojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes të fillojë pa vonesë të mëtejshme”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat